
Prizreni po përballet me erëra të forta.
Erërat e forta që kanë përfshirë vendin tonë në orët e mbrëmjes, kanë shkaktuar dëme materiale në disa qytete të Kosovës.

Në qytetin e Prizrenit erërat kanë rrëzuar një pemë në qendër të qytetit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar derisa organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
