Deputeti i VV-së shfaqet në Zubin Potok: I inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona

10:46 | 05 Shkurt 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Mefail Bajqinovci, ka vizituar sot komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak.

Bajqinovci, ka thënë se zyrtarët policor dhe ata doganor do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Isha i inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Sot vizitova komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak, ku u njoftova më për së afërmi për punën e zyrtarëve policor dhe doganor në këto pika.

Institucionet që garantojnë rregullin, rendin dhe ligjin në Republikën tonë, duhen mbështetur vazhdimisht.

Ata do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Isha i inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit.

Komento: