
Rexhep Selimi viziton Kryeministrin Kurti, ia dhuron flamurin e UÇK-së.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi sot ka vizituar Kryeministrin, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Selimi i ka bërë dhuratë flamurin e UÇK-së Kurtit duke i uruar fitore të reja.
“Urime Kryeministër! Me faqe t’bardhë drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Albin Kurti dje zyrtarisht mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.
Kurti bërë vizitën e parë si Kryeministër në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz.