
Labinot Tahiri nis aksionin për dhurimin e veshmbathjeve për rreth 500 familje.
Labinot Tahiri nuk i ndal aktivitetet humanitare.
Labinot Tahiri njihet si iniciator i disa nismave humanitare, me të cilat u del në ndihmë qytetarëve në nevojë, shkruan lajmi.net.
Ai bashkë me shqiptarët vullnetmirë ka ndihmuar shërimin e disa të sëmurëve, duke ua siguruar mjetet financiare.
Së fundi, këngëtari bëri të ditur se tashmë është duke bërë gati veshjet për rreth 500 familje.
Këto veshje i dhuruan donatorët nga Zvicra, të cilët Labi i falënderoi publikisht.
“Mirëdita të dashur qytetarë!
Tani duke i bërë gati rrobat
për këtë kohë të ftohêt dhe të verës për afro 500 familje! Do ju njoftojë se shpejti se kur do i shpêrndaj dhe ato do të janë ato familje me social Zoti na e ka mundesua dhe donatorët tanë shqiptarë nga Zvicra. Nga knaqesia shpitrore ku po e di që do i gëzojmë shumë familje, e bera nje foto me nipin tim Matinin që e dua shumë.
Me dashuri e respekt Labi -FKSH“, ka shkruar ai.
