Pendohet Robert Berisha, i kërkon fajle Norës dhe Reneesë dhe këtij personi

14:55 | 05 Shkurt 2020

Dy javë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë në emisionin “Prive”, e cila ngjalli shumë komente tek ndjekësit.

Sipas tij nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.

Një deklaratë e tillë u shoqërua me kritika të forta nga publiku.

Disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që një burrë si Roberti t’i thoshte këto fjalë.

Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij dhe se kërkon falje publike.

I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.

Komento: