
Ylli i Man Cityt kërkon t’i bashkohet Bayern Munich.
Anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, i ka thënë Bayern Munich se ende dëshiron t’u bashkohet atyre.
Gazeta gjermane ‘Bild’ bën të ditur se Sane është i etur për transferimin te kampionët e Gjermanisë, gjatë afatit kalimtar veror.
Raportohet se një marrëveshje mund të negociohet vetëm nga muaji prill, shkaku i një klauzole të vendosur në kontratën e tij.

“Leroy Sane është një lojtar i shkëlqyeshëm për të cilin ne jemi të interesuar, i cili është një fakt i njohur”, ka thënë presidehnti Herbert Hainer, përcjell lajmi.
“Tani ne do të shohim si ai do të kthehet nga lëndimi”.
Sane e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Schalke.