Juventus s’ka të ndalur, interesohet për yllin e BArcelonës

18:10 | 05 Shkurt 2020

Juventus interesohen për yllin e Barcelonës.

Juventus kanë filluar të mendojnë për transferimet për afatin kalimtar veror.

Siç raporton ‘Don Balon’, kampionët e Italisë kanë identifikuar si një transferim të mundshëm mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Nelson Semedo, përcjell lajmi net.

Bëhet e ditur se Cristiano Ronaldo ka dhënë pëlqimin për transferimin e bashkëvendësit të tij, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Semedo këtë sezon në fanellën e Barcelonës në La Liga është paraqitur në 17 ndeshje.26 vjeçari te Barcelona është transferuar në vitin 2017, nga skuadra e Benficas.

Komento: