
Neymar ka bërë një deklaratë të madhe për Leo Messin.
Neymar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, duke e cilësuar Kylian Mbappen një ‘fenomen’, ndërsa Lionel Messin si futbollistin më të mirë në histori.
Ylli brazilian nuk ka fshehur admirimin për Lionel Messin, të cilin e ka pasur bashkëlojtar te Barcelona.
“Të luash përkrah Messit ishte një pervojë unike dhe ne u bëmë miq. Nga ata që kam parë duke luajtur, Messi është më i miri në histori”, ka deklaruar Neymar.
“Kylian është një fenomen. Ai ka potencialin që të bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori”.