
Po përflitet për një largim të mundshëm të Messit nga Barcelona.
Manchester City beson se ata do të jenë zgjedhja e parë nëse Lionel Messi vendos të largohet nga Barcelona, sipas raportimeve.
Mundësitë që Lionel Messi të largohet nga Barcelona janë rritur ndjeshëm kohëve të fundit, sidomos pas përplasjes që pati me drejtorin sportiv, Eric Abidal.
Abidal në një intervistë tha se lojtarët nuk treguan më të mirën nën Ernesto Valverden, gjë që çoi edhe në shkarkimin e këtij të fundit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lionel Messit, që i kërkoi atij të jap emra konkret të lojtarëve nëse ka pasur diçka të tillë, dhe jo të përfshijë të gjithë.
Me një largim të mundshëm nga Barcelona, Manchester City do të ishte zgjedhja e parë, sipas Stuart Brennan nga Manchester Evening Neës.
Manchester City jo pak herë ka qenë i lidhur me Lionel Messin, ndërsa trajneri i tyre Pep Guardiola ka punuar me atë te Barcelona.
Është e vështirë të besohet se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona, por gjëra të çuditshme jo pak herë kanë ndodhur në futboll.