Sami Lushtaku arrin në Hagë, ja kur pritet intervistimi i tij

13:49 | 15 Janar 2019

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka arritur në Hagë. Ai pritet të intervistohet nesër nga ora 10:00.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Milaim Zeka i cili po e shoqëron Sami Lushtakun në Hagë.

Zeka ka bërë të ditur se me Lushtakun kanë arritur në Hagë ku do të takohen me avokatin britanez.
Së bashku me ta është e djali i Sami Lushtakut, Mërgimi. /ORAinfo/

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e Milaim Zekës:

Sa arritem ne Holande me Gjeneralin Lushtaku

Bashke me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mergim Lushtaku, kemi arritur ne Holand. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qene prokuror kunder Millosheviçit ne Tribunalin e Hages.

Neser, ne ora 10.00 do te filloje intervistimi i gjeneralit Lushtaku.

Rrustem Mustafa-Remi akoma eshte duke u marre ne pyetje.

Komento: