Gruaja e Kobe Bryant me postim emocional për burrin e vet të ndjerë

08:34 | 06 Shkurt 2020

Vanessa me postim emocional për burrin e vet të ndjerë, Kobe Bryant.

E veja e Kobe Bryant e ka zgjedhur Instagramin për ta nderuar legjendën e basketbollit amerikan, duke shkruar se i mungon, siç e ka quajtur, shoku më i mirë.

Në një fotografi të të ndjerit Bryant, Vanessa përdori hashtaget si “miku im më i mirë. Babai më i mirë. Na mungon shumë. I ëmbël. Argëtues. Burrë i dashur”, transmeton Gazeta Express.

“Më mungon kur më thoshe” ‘Bonjourno principessa/reina’”, shkroi ajo.

Më vonë, ajo e postoi edhe një video të një interviste të Bryant për Extra TV, në të cilën po ashtu e quan atë shokun më të mirë.

Vanessa, e cila i kishte katër vajza me Bryant, është duke e pasur të vështirë ta pranojë humbjen e burrit në rrëzimin tragjik të helikopterit, në të cilin përveç legjendës së NBA-së, u vranë edhe vajza e tij 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë më 26 janar.

Vanessa ishte martuar me ish-yllin e Lakers më 2001. Tri vajzat e tyre të gjalla janë Natalia, Bianka dhe Carpi.

Komento: