Barca e ka gati ofertën për yllin e Interit

18:55 | 06 Shkurt 2020

Barcelona po përgatit ofertë për Lautaro Martinez.

Ylli i Interit do të jetë dëshira e madhe e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Katalanët janë në kërkim të një sulmuesi që do të zëvendësonte Luis Suarezin, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.

Synimet e kampionëve të La Ligas janë gjetja e një sulmuesi të ri në moshë, duke i ofruar një kontratë afatgjate.

Emri që i ka bindur më shumë, është ai i yllit të Interit, Lautaro Martinez.

Shtypi spanjoll raporton se Barcelona ka ndarë shumën prej 111 milionë euro për 23 vjeçarin argjentinas.

Ekziston një klauzolë në kontratën e Martinez, e cila aktivizohet në muajin korrik, dhe i lejon largimin për 111 milionë euro.

Komento: