Barcelona shokohet nga Bilbao, i jep eliminimin në minutat e fundit

23:04 | 06 Shkurt 2020

Bilbao shokon Barcelonën, i jep eliminimin në minutat e fundit.

Athletic Bilbao ka bërë përsëri mrekullinë, duke mposhtur Barcelonën për herë të dytë këtë edicion.

Pasi e mposhti fillimisht në La Liga, Bilbao edhe sonte i dha një dush të ftohtë katalanëve, duke e mposhtur me rezultatin minimal, 1:0, shkruan lajmi net.

Me gjithë rastet që pati gjatë kësaj ndeshje Barcelona, ata nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Kjo gjë iu kthye bumerang në minutën e fundit të ndeshjes, kur Inaki Williams shënoi golin e fitores për baskët.

Më herët gjatë kësaj mbrëmje nga Kupa e Mbretit u eliminua edhe Real Madrid, duke bërë që dy gjigantët të eliminohen nga gara më herët sesa është pritur.

Komento: