Këngëtaret kështu po e shprehin dhimbjen për vdekjen e Nexhmije Pagarushes

13:14 | 07 Shkurt 2020

Kështu po e shprehin dhimbjen këngëtaret që bashkëpunuan me Nexhmijen.

Vdekja për lajmin e Nexhmije Pagarushës sot i ka prekur të gjithë ato breza që u rriten me zërin e saj.

Krijuesja e hitit ‘Baresha’ ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Por, veprat dhe muzika e saj do ngelet çdo herë e përjetshme, një emër që do lë gjurmë përherë në zemrat e gjithë atyre që e njohën, shkruan Kosovarja.

Këngëtaren Nexhmije Pagarusha e deshën dhe e respektuan të gjithë, i madh dhe i vogël.

Të paktë janë zërat e estradës që të paktën nuk ndajnë një kujtim me të qoftë edhe një fotografi.

Por, zërat që patën privilegjin të bashkëpunojnë me të mund ti numërojmë në gishta , Violetë Kukaj, Shyhrete Behluli me renë Leartën janë zërat që sollën bashkëpunime me ikonen e muzikës shqiptare.

E dhimbjen për ikjen nga kjo botë të legjendes shqiptare kështu e shprehen këngëtaret e lartpërmendura.

Komento: