Detaje të papritura: Çka deshi të bënte Barcelona me Iniestan në merkaton e janarit ?

16:39 | 08 Shkurt 2020

Barcelona tentoi të nënshkruante me Iniestan, në merkaton e janarit.

Janë zbuluar detaje interesante nga merkatoja e janarit dhe planet e skuadrës së Barcelonës në këtë merkato.

Skuadra katalane tentoi të përforconte skuadrën gjatë janarit, por duket se nuk ka qenë duke kërkuar fytyra të reja për ta bërë këtë gjë.

‘Sport’ bën të ditur se Barcelona kishte tentuar të rikthente në skuadër yllin spanjoll, Andres Iniesta, transmeton lajmi.

Legjenda e ‘Camp Nou’ luan aktualisht në Japoni, me Vissel Kobe. Barca synoi ta afronte atë në formë huazimi, por një operacion i tillë kishte dështuar.

Barcelona megjithatë arriti të transferonte Matheus Fernandes të Palmeiras, për repartin e mesfushës, por lojtari do t’i bashkohet skuadrës në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës do të ketë ndonjë përforcim të ri në ‘Camp Nou’, për repartin e mesfushës.

Komento: