Tjetër lajm i keq për PSG, Nyemar nuk luan as ndaj Lyonit

21:27 | 08 Shkurt 2020

Neymar nuk luan as ndaj Lyonit.

Paris Saint-Germaini ka marrë një tjetër lajm të padëshirueshëm nga stafi mjekësor, pasi që Neymar nuk mund të luajë në ndeshjen e të dielës kundër Lyonit.

Sulmuesi brazilian e ka pësuar lëndim në brinjë gjatë ndeshjes kundër Montpellier dhe kështu mungoi në takimin ndaj Nantes të martën.

Trajneri Thomas Tuchel kishte konfirmuar se 28-vjeçari është kthyer në stërvitje, mirëpo ai nuk është akoma i gatshëm të luajë në sfidën e të dielës mbrëma.
Prej se i është bashkuar PSG-së në vitin 2017, Neymar ka pasur probleme të vazhdueshme fizike dhe lëndime shumë të shpeshta.

Ai nuk luajti në katër ndeshjet e parë në Ligue 1 këtë sezon, si pasojë e ligamentit të këmbës që e kishte pësuar në edicionin e kaluar dhe pastaj mungoi gjashtë javë pas lëndimit muskulor me Brazilin.

Komento: