Real Madridi ia ka vënë syrin yllit të Manchester Cityt

09:11 | 09 Shkurt 2020

Duket se skuadra e Real Madridit po përgatitet për risi.

Raheem Sterling mund të përfundojë në La Liga.

Ylli anglez i Manchester City, i cili po kalon në një formë të lartë në dy edicionet e fundit, ka marrë vëmendje edhe në La Liga.

‘Telegraph’ shkruan se Real Madrid janë duke parë nga afër Raheem Sterling, para ndeshjes direkte në Ligën e Kampionëve.

Reali ka shfaqur një admirim për lojtarin tash e disa kohë, dhe liderët e La Liga janë duke parë nëse lojtari anglez do të rinovojë me ‘Citizens’, për të matur lëvizjet e tyre.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Sterling dhe plani i ‘Los Blancos’ për nënshkrimin e anësorit.

Komento: