
Coutinho i është ofruar skuadrës së Juventusit.
Philippe Coutinho është në një udhëkryq mjaft të vështirë në karrierën e tij.
Ylli brazilian po kalon në një krizë të madhe, pasi nuk po gjen hapësirat e duhura as te skuadra e Bayern Munich.
I huazuari nga Barcelona nuk ka bindur drejtuesit e Bayern, dhe këta të fundit nuk do të paguajnë 120 milionë euro për kartonin e tij.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se agjenti i Coutinho do të ofrojë shërbimet e lojtarit për skuadrën e Juventus.
Braziliani ka regjistruar 18 paraqitje në Bundesliga, duke shënuar gjashtë gola dhe duke shtuar gjashtë asistime.
Interesim për lojtarin ka edhe nga Premierliga.