Barcelona – Real Betis, ja ҫfarë po ndodh para ndeshjes

12:58 | 09 Shkurt 2020

Do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Real Betis.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, do të ketë një ndeshje të veçantë sonte, kundër Real Betis.

Setien do të vihet përballë kundër ish skuadrës së tij, Betis, për herë të parë që kur mori drejtimin e Barcelonës.

Barca luan në udhëtim, dhe pritet që në këtë ndeshje të kenë tri ndryshime në përbërje, nga formacioni që startoi kundër Athletic Bilbaos.

Antoine Griezmann pritet të startojë në fazën ofensive në vend të Sergi Roberto. Në mesfushë, Arturo Vidal pritet të zë vendin e Ivan Rakitic, kurse Samuel Umtiti pritet të jetë zëvendësuesi i Gerard Pique, ky i fundit i cili vuan nga një dëmtim.

Komento: