Real Madrid i pandalshëm, fiton bindshëm ndaj Osasunas

18:02 | 09 Shkurt 2020

Real Madrid ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Osasunas me rezultat 1:4.

Ishin vendasit ata të parët që befasuan me anë të U.Garcia (14’), para se Isco (33’) dhe Sergio Ramos (38’) të kompletonin shpejtë përmbysjen në 45 minutëshin e parë.

Los Blancos vazhduan të ruanin epërsinë e tyre, para se Lucas Vazquez (84’) dhe Luka Jovic (90+2′) të shënonin për rezultatin përfundimtar 1:4.

Pas kësaj fitore, Reali mbetet në vendin e parë me 52 pikë – gjashtë më shumë se Barcelona që luan sonte ndaj Betis.

Osasuna me 28 pikë mban vendin e 12.

Komento: