Shkurta do t’ju bëjë me lot, vjen me mesazh prekës për Nexhmije Pagarushën

21:42 | 09 Shkurt 2020

Sot, i është dhënë lamtumira e fundit ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ajo është ndarë nga jeta para dy ditëve duke lënë një dhimbje të madhe tek të gjithë ata që e deshtën muzikën e saj, përcjell ORAinfo.

E mërzitur për humbjen e ‘Bilbilit të Kosovës’ është edhe këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza.

Shkurta në një postim në Instagram ka shkruar një mesazh prekës për Nexhmijen.

“Baresha e kanarinave shqiptare

Fjala më e idhët që të buron nga shpirti vjen moment kur duhet me e thënë lamtumirën e fundit për bilbilin e këngës shqipe, për bareshën e kanarinave shqiptare zonjën e madhe Nexhmije Pagarusha. Sot ike në amshim e dashura jonë Nexhi. Do të na mungon të gjithëve por zëri yt do të jehoj bjeshkëve të Pagarushës , Kosovës dhe mbarë shqiptarisë brez pas brezi ndërsa ti do t’i bashkohesh kolosëve të kombit në atë botë dhe do të prehësh në krahët e mësuesit të dashur të shqiptarëve dhe babit tend Vesel Pagarushës. Kështu e ka kjo botë e përkohëshme të ciles i ke dhënë shumë dhe e cila të përcjellë në botën e përjetshme. Do të kujtojmë me shumë respekt ty si njeri dhe zërin tend magjeps e dashur Nexhi.”- ka shkruar Shkurta./ORAinfo/

Komento: