
Që nga koha kur Milan kaloi në formacionin 4-4-2, Samu Castillejo ka qenë një lojtar krejtësisht tjetër.
Spanjolli që nuk e gjente vetën nën drejtimin e Giampaolos në fillim të sezonit, tani është një lojtar i rëndësishëm për kuqezinjtë në vend të Susos të larguar, përcjell ORAinfo.
Padyshim që tifozët po e vlerësojnë shumë punën e tij në fushë, dhe ai po bën çmos për klubin në çdo ndeshje.

Javët e fundit, për më tepër, ai ka treguar klasën e tij duke kontribuar në momente thelbësore, nga golat në asistime.
Mbrëmë, ai ka luajtur derbin e tij të parë në Milano duke qenë startues.
Ai në këtë ndeshje pati paraqitje të mirë, ndonëse nuk shënoi.
Sidoqoftë, gjërat mund të ishin ndryshe në janar, pasi drejtuesit e Milan tentuan ta shisnin atë.
Por ishte lojtari që tha jo dhe duket se ishte një vendim shumë i mençur.
Viti i ri, roli i ri dhe një formë e re e gjetur ka bërë që spanjolli t’i fitojë jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe të trajnerit dhe drejtuesve të Milanit. /ORAinfo/