Juventus humb durimin me Sarrin, pritet rikthimi i Allegrit

11:05 | 10 Shkurt 2020

Në mediat italiane ka zhurmë në rritje që Juventus mund të shkarkojë Maurizio Sarri dhe të kthejë Max Allegri, i cili është ende nën kontratë.

Bianconerët humbën kundër Hellas Verona të shtunën me rezultat 2:1, humbja e tretë e tyre në Serie A e sezonit pas Lazio dhe Napolit.

Kjo i lejoi Interit që të barzojë me pikë Juventusin në krye të tabelës, me Lazio të ulur vetëm një pikë pas.

Sarri u fut për t’i dhënë Juventusit tashmë dominues një stil loje më tërheqës, për të cilin shpresonin se do t’iu shërbente atyre mirë në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, jo vetëm që rezultatet kanë qenë më të këqija se Allegri, ka shumë pak shenja që loja e tyre të përmisohet.

Sipas La Repubblica, ekziston një grup brenda radhëve të Juve që bëjnë thirrje që të kthehet Allegri, me vetë Presidentin Andrea Agnelli që nuk është plotësisht i bindur nga Sarri, përcjell ORAinfo.

Allegri është ende nën kontratë, pasi u pushua nga puna në qershor, pavarësisht se fitoi pesë tituj radhazi në Serie A.

Ai ishte lidhur vazhdimisht me role në Barcelona, Real Madrid, PSG, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, por dëshironte të merrte një vit pushim. /ORAinfo/

Komento: