Liverpoolit i dështon transferimi i yllit të madh

17:36 | 10 Shkurt 2020

Villarreal ka refuzuar ofertën e Liverpool për Chukwueze

‘Reds’ janë të vendosur që të transferojnë yllin e Villarreal në ‘Anfield’, por një gjë e tillë duket se nuk do të jetë aspak e lehtë.

‘France Football’ shkruan se liderët e Premierligës kishin nisur një ofertë 35 milionëshe drejt Villarreal, , në janar, për Samuel Chukëueze, transmeton lajmi.

20 vjeçari nga Nigeria besohet të ketë një klauzolë liruese me vlerë 65 milionë euro në kontratën e tij.

Chelsea gjithashtu janë skuadra që kanë shfaqur interesim për lojtarin, i cili me Villarreal ka debutuar vetëm 18 muaj më parë.

Komento: