
Barcelona duket se do të bëjë një transferim të papritur.
Skuadra e Barcelonës është duke synuar transferimin e një lojtari për repartin e sulmit.
Lëndimet në skuadrën katalane kanë bërë që trajneri Quique Setien të ketë mundësi të limituara, kështu që skuadra po bën gjithçka për të afruar një tjetër sulmues.
Raportime të ‘The Sun’ bëjnë të ditur se Barca ka vëmendjen te dështaku i Arsenal, Lucas Perez.
Barca duhet të paguajnë rreth 21 milionë euro te skuadra e Deportivo Alaves, për të siguruar kartonin e lojtarit.
Barca mund të ketë të drejtën nga La Liga për një tjetër transferim. Kjo e drejtë mund t’i jepet nga komiteti mjekësor i Federatës së Futbollit të Spanjës.