
Emiliano Viviano është portieri që ka kryer testet mjekësore tek Inter, mirëpo, raportohet që klubi do të presë edhe pak ditë para se të vendosë se a ta transferojë portierin apo jo.
34 vjeçari është lojtar pa kontratë dhe mund të nënshkruajë kontratë të re edhe jashtë afatit kalimtar.
Me Samir Handanovicin që po vuan një frakturë në gishtin e vogël të dorës së tij të majtë dhe mund të jetë jashtë për disa javë, vetëm Daniele Padelli është portier i Interit për momentin.
Viviano është kontaktuar këtë mëngjes dhe ka kryer testet mjekësore, pasi që ai ishte duke u stërvitur me Sampdorian.

Sipas Sky Sport Italia, ai nesër do të stërvitet me Interin, por ende nuk ka vendim që atij ti jepet kontratë.
Antonio Conte dhe stafi i tij dëshirojnë që ta vlerësojnë Viavianon para se të nënshkruajnë kontratë pesë mujore me të.
Po ashtu ka edhe disa probleme me Handanovic, probleme që kërkojnë testë të reja për të ditur sa gjatë do të jetë ai jashtë fushës.
Raportohet se nëse Viviano nënshkruan për Interin, ai do të jetë zëvendësues i Padellit, i cili mbetet zgjidhja e parë.