Iniesta po rikthehet në Barcelonë? Mësohet e vërteta

22:58 | 10 Shkurt 2020

Ndonëse u përfol në media, Barcelona ka mohuar të ketë kontaktuar Andres Iniestan.

Kampionët e La Liga nuk kanë tentuar asnjëherë gjatë muajit të kaluar që të rikthejnë Andres Iniestan në ‘Camp Nou’, bën të ditur ‘Marca’, transmeton lajmi.

Kishte disa raportime se klubi katalan kishin tentuar të kthejnë 35 vjeçarin në ‘Camp Nou’, në formë huazimi.

Gjithsesi, këto thashetheme janë mohuar, duke u bërë e ditur se një mbrojtës ose sulmues kanë qenë dëshira e vetme e Barcës.

Së fundmi, skuadra katalane po lidhet me transferimin e mundshëm të Lucas Perez.

Komento: