Peles po i ndodh me e keqja!

10:45 | 11 Shkurt 2020

Pelé është në depresion, s’del nga shtëpia, thotë i biri i tij.

Pelé është në depresion për shkak të shëndetit të tij të ligë dhe refuzon të dalë nga shtëpia sepse nuk mund të ecë pa ndihmën e dikujt, citohet të ketë thënë i biri i legjendës braziliane të futbollit, Edinho.

Legjenda braziliane e futbollit Pelé, i cili në muajin tetor mbush 80-vjeç, ka pasur telashe me ijët për vite me radhë dhe tani i duhet një strukturë për të ecur. Shumica e paraqitjeve të tija publike kohës së fundit kanë qenë në karrige me rrota.

“Është goxha i brishtë. Ai e ka operuar legenin e këmbës, e ka zëvendësuar tërësisht, por nuk ka pasur rehabilitim adekuat apo ideal”, ka thënë Edinho për TV Globo. “E ka problemin e lëvizshmërisë dhe kjo e ka sjellë në njëfarë depresioni. Paramendoni, ai është mbreti, gjithmonë ka qenë figurë imponuese, ndërsa sot s’mund të ecë si duhet”, raporton “The Guardian”.

“Është në siklet, nuk dëshiron të dal jashtë, të shihet, apo praktikisht të bëjë diçka që përfshin largimin nga shtëpia. Është tërhequr”, ka shtuar i biri i tij.

Ai ka deklaruar se është fjalosur me babanë e tij sepse nuk i ka kryer ushtrimet fizike pas operacionit në legen.

Këtë verë shënohet 50-të vjetori i titullit të tretë të Botërorit për Pelén, të fituar në Meksikë më 1970 me atë që shumë besojnë se ka qenë ekipi më i mirë i të gjitha kohërave.

Komento: