Befason Milan, vendos ta transferoj sulmuesin ‘anonim’ nga Argjentina

15:48 | 11 Shkurt 2020

AC Milan ka përgatitur një ofertë për për sulmuesin argjentinas 21-vjeçarin, Matias Zaracho.

Tuttosport raporton sot se si kuqezinjtë patën takime me agjentin e Zaracho, Agustin Jimenez, në janar, por nuk arriti të gjente një marrëveshje për ta sjell 21-vjeçarin në Milano me kohë, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë janë ende të prirur ta nënshkruajnë me lojtarin, madje kanë përgatitur një ofertë për ta bindur atë të largohet nga skuadra argjentinase Racing, ku ai është kontraktuar deri në vitin 2023.

Milani është i përgatitur të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e tij, vazhdon raporti, një investim i lartë për një lojtar aktualisht të paprovuar jashtë vendit të tij të lindjes.

Zaracho ka bërë 15 paraqitje në Racing deri më tani këtë sezon, për gjithsej 1258 minuta. Në atë kohë, ai ka shënuar tre gola dhe ka siguruar një asistim, duke qenë një forcë lëvizëse e qëndrueshme në krah. /ORAinfo/

Komento: