
Mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez mohoi pohimet se ai nuk ishte i lumtur në klub kur fliste me tifozët në Tëitter gjatë ditës, përcjell ORAinfo.
Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar francez u pyet nëse është më mirë të luash në një klub për para ose për mënyrën se si ndihet.
Hernandez u përgjigj duke thënë, “Ata që nuk luajnë me kënaqësi në Milano nuk e kuptojnë futbollin”.

Hernandez është kontraktuar me kuqezinjtë deri në vitin 2024.
Ai ka bërë 21 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon për skuadrën milaneze, duke shënuar gjashtë gola dhe duke siguruar dy asistime në atë kohë. /ORAinfo/