
Emmanuel Adebayor nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Sulmuesi nga Togo ka vendosur të vazhdojë karrierën në Paraguai, duke nënshkruar me skuadrën e Olimpia.

Adebayor ka zhvilluar një karrierë të sukseshme në Evropë, duke veshur edhe fanellat e Arsenal, Manchester City, Real Madrid dhe Tottenham.
35 vjeçari së fundi ka qenë pjesë e kampionatit turk, ku ka luajtur te Istanbul Basaksehir dhe Kayserispor.