
Real Madrid po shfaq interesim të madh për Donnarumman.
Në mungesë të sukseseve në sezonet e fundit, portieri italian mund të largohet nga “Rossoneri” gjatë verës
Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni, shkruan Express.

Portieri italian është lodhur duke pritur dhe sukseset e trofetë me “Rossoneri” nuk e kanë ndërmend të arrijnë.
Çështja e kontratës në mes të futbollistit dhe klubit nuk është zgjidhur ende, prandaj përfaqësuesi italian mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar.
Interesim për 20 vjeçarin ka shfaqur Real Madridi, i cili nuk është gjithaq i kënaqur me portierin aktual, Thibaut Courtois.
Krahas “Los Blancos”, interesim për Donnarumman kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.