Bayern Munich bën gati 88 milionë euro yllin e Liverpool

19:41 | 11 Shkurt 2020

Bayern Munich po planifikon transferime të mëdha në verë.

Kampionët në fuqi të Bundesligës, janë të interesuar të sjellin në ‘Allianz Arena’ yllin e Liverpool, Roberto Firmino.

‘The Sun’ raporton për ofertën e Bayernit për Firminon, duke thënë se kanë bërë gati një ofertë prej 88 milionë euro, përcjell lajmi.

Bayern Munich po kërkon të sjellë një sulmues që do të zëvendësonte Robert Lewandowskin, i cili në verë mbush 32 vite.

Firmino e njeh mirë Bundesligën, pasi pikërisht nga Hoffenheim është transferuar te Liverpool.

Për brazilianin, ky sezon te Liverpool është shumë i rëndësishëm, ku janë afër triumfit në Premierligë.

Komento: