Lëndimet e Suarez dhe Dembele, Barcelona kërkon këta futbollistë

20:10 | 11 Shkurt 2020

Barcelona po kalon në momente jo shumë të mira si klub.

Për shkak të lëndimeve të shkumta, Barca do të jetë e detyruar të sjellë një sulmues edhe jashtë afatit kalimtar.

Katalanët kanë konfirmuar se Ousmane Dembele ka kaluar me sukses një operim dhe do të mungojë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Me Ousmane Demblen dhe Luis Suarezin e lënduar, Barcelona tashmë ka një listë me emra që synon t’i sjellë në skuadër.

‘AS’ sot ka publikuar një artikull kushtuar lojtarëve që janë në vëzhgim nga kampionët e Spanjës.

Willian Jose i Real Sociedadit, Lucas Perez i Alavesit, Angel i Getafes, Loren i Real Betis, Roger Marti i Levantes dheLuis Suarez i Real Zaragoza.

Komento: