
Ronaldo ka thënë se nuk ka dashur kurrë të largohet nga skuadra e Barcelonës.
Legjenda braziliane, Ronaldo, ka zbuluar se kurrë nuk ka dashur të largohet nga Barcelona, duke kujtuar se në vitin 1997 kishte arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, para se të transferohej tek Inter.
Barcelona ka qenë skuadra e dytë në Evropë për Ronaldon, pas transferimit nga Brazili te PSV në vitin 1994.
Lojtari qëndroi për një sezon te Barcelona, para se në vitin 1997 t’i bashkohej Interit në Serie A.
“Unë do të nënshkruaja një vazhdim të kontratës në fund të sezonit para se të largohesha me ekipin kombëtar”, ka deklaruar Ronaldo.
“Pesë ditë më vonë, ata më telefonuan mua dhe më thanë se rinovimi nuk mund të vazhdojë”.
“Qëndrimi nuk ka qenë kurrë në dorën time. Unë kam dashur të qëndroj”.
“Nëse klubi nuk më vlerësonte mua siç mendoja se duhet, atëherë vendimi nuk ishte në duart e mia. Do të kisha dëshirë të kisha qëndruar, por nuk më takonte mua”.