
Duket se skuadra e Manchester Unitedit po përgatitet për risi.
“Citizens” synojnë ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm norvegjez nga Borussia Dortmundi gjatë verës që vjen
Erling Haaland është bërë objektiv i Manchester Cityt.
Futbollisti norvegjez iu bashkua Borussia Dortmundit gjatë janarit nga Salzburgu.
Mirëpo, sulmuesi i rrezikshëm mund të largohet nga Verdhezinjtë pas vetëm gjashtë muajsh.
Sipas mediumit “90min”, “Citizens” e kanë bërë gati një ofertë të majme dhe të parezistueshme për 19 vjeçarin.
Kampioni aktual anglez e sheh Haalandin si pasardhës ideal të Sergio Agueros, i cili po shkon drejt fundit të eksperiencës tek City.
Haaland i ka realizuar tetë gola në pesë paraqitje me Dortmundin që kur i ishte bashkuar klubit nga Bundesliga muajin e kaluar.