
Skuadra e Realit po bëhet gati për transferime të reja.
Sulmuesi argjentinas i Interit këtë sezon është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe Realin e Barcelonën
Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Dhe, mediat e huaja shkruajnë se “Los Blancos” ia kanë vënë syrin futbollistit të Interit, Lautaro Martinez.
Mbretërit janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e shkëputjes së kontratës së sulmuesit argjentinas prej 111 milionë eurosh, të vendosur nga “Nerazzurri”.
Përfaqësuesit e futbollistit janë të informuar për interesimin e Realit dhe futbollisti është i gatshëm për ta bërë këtë hap përpara në karrierë.
Mirëpo, klubi spanjoll për të ardhur deri tek Lautaro duhet ta mposht konkurrencën e rivalit të përjetshëm, Barcelona, e cila e do po ashtu futbollistin.
Martinez nuk e ka vazhduar ende kontratën me Interin.
Futbollisti i kërkon 8 milionë euro në vit, ndërsa klubi italian ofron më pak.
Për Lautaron, thuhet se interesim ka shfaqur edhe gjiganti britanik, Manchester United.