
Milan mund të bëjë një përpjekje për të punësuar shefin e Lazio Simone Inzaghi këtë verë nëse Stefano Pioli largohet.
Inzaghi është vetëm një pikë më pak se Juventus dhe Inter dhe k%shtu është pretendet serioz për titullin e kampionit.
Milani humbi të dielën Derbyn della Madonnina me rezultat 4:2 ndaj Interit dhe spekulimet duket se kanë zënë vend në lidhje me largimin e Piolit nga Milani në verë.
Gazeta Tuttosport raportoi sot se Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi janë mundësi e besueshme për t’u bërë kryesues të ri të kuqezinjve këtë verë, përcjell ORAinfo.

I pari u lidh shumë pas shkarkimit të Marco Giampaolo, por problemet kontraktuale mes tij dhe Interit nuk lejuan ardhjen e tij në Milano.
Simeone Inzaghi po bën punë të mirë te Lazio, e cili nuk do të dëshirojë ta lejojë atë të largohet duke marrë parasysh faktin se ata janë në garë për Scudetto dhe ai është i kontraktuar deri në vitin 2021.

Një tjetër emër që përmend Tuttosport është ai i Andriy Shevchenko, që aktualisht është menaxher i kombëtares së Ukrainës.
Sidoqoftë, nuk ka të ngjarë që Milani do të dëshironte të vinte një legjendë tjetër në pankinë, duke pasur parasysh se si rezultuan eksperimentet me Clarence Seedorf, Pippo Inzaghi dhe Gennaro Gattuso.
Nuk përjashtohet mundësia që klubi të bëjë një qasje edhe për Marcelino. Edhe ai u konsiderua pas shkarkimit të Giampaolo, por e bëri të qartë se ai nuk dëshironte të merrte përsipër sezonin aktual.
Ai do të dëshironte të trajnon Milanin, por ne do të duhet të shohim nëse diçka konkrete do të zhvillohet. /ORAinfo/