Efekti i madh i Ronaldos, Juventus fiton miliona euro

17:02 | 13 Shkurt 2020

Juventus kanë njoftuar një marrëveshje të re me Allianz deri në vitin 2030.

Një marrëveshje që do të sjellë mbi 100 milionë euro në arkat e klubit, pasi gjigandi i kompanisë ka zgjeruar fushat në të cilat nënkupton marrëveshja e tij e sponsorizimit.

Përveç të drejtave për emrin e stadiumit, ata do të paraqiten që edhe në fanellat e stërvitjes së Juventus dhe në pjesën e pasme të fanellave të ekipit të grave të vendosin emrin e kompanisë. Për ekipin torinez, është një marrëveshje e re që u garanton atyre shumë para.

Në vitin e gjysmë të fundit, që nga ardhja e Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë front, përcjell ORAinfo.

Pothuajse të gjitha marrëveshjet janë rishqyrtuar për shkak të yllit portugez dhe vëmendjes që ai sjell.

Siç shprehet Corriere Della Sera, deri në vitin 2027, Adidas ka më shumë se dyfish të ardhurat si sponsor teknik: nga 23 milionë euro (deri në nëntor 2018) në 51 milionë euro në vit për tetë vitet e ardhshme.

Në total, 408 milionë euro plus 15 milionë euro në shpërblime.

Pastaj është Jeep, sponsori në fanellën e Juventusit. Nga sezoni i ardhshëm, ata do të rrisin tarifën vjetore nga 17 milionë në 42 milionë euro, bonuse të përjashtuara.

Në përgjithësi, të ardhurat nga reklamat u rritën nga 86.8 milion në 108.8 milionë euro, ato nga lojrat u rritën nga 56.4 milionë në 70.6 milionë euro dhe ato nga shitja e produkteve nga 27.8 milionë në 44 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: