Barcelona – Getafe, a do të startojë Rey Manaj?

09:53 | 15 Shkurt 2020

Barcelona pret në ‘Camp Nou’ Getafen për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 24-të të La Ligas.

Kampionët në fuqi të Spanjës kanë kaluar kohëra jo të mira në ndeshjet e fundit, duke u përballur me shumë lëndime.

Reparti me mungesat më të mëdha është ai i sulmit, ku janë të lënduar Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Këto lëndime kanë bërë që trajneri Quique Setien të ftojë në skuadrën e parë edhe sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.

22 vjeçari nuk pritet të jetë startues në këtë ndeshje, sipas formacioneve parashikuese të publikuara nga Sport. es.

Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ansu Fati, do të udhëheqin sulmin e Barcelonës në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme:

Komento: