City ia gjen zëvendësimin Guardiolas

16:57 | 15 Shkurt 2020

Pochettino është favoriti për ta zëvendësuar Guardiolan te Man City.

Mauricio Pochettino është favoriti për tu vendosur në krye të skuadrës së Manchester City.

Dënimi i UEFA për Manchester City, me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, ka bërë që zërat për largimin e mundshëm të Pep Guardiola të rriten edhe më shumë.

Së fundmi, ‘Sun Sport’ ka zbuluar edhe favoritin për t’u emëruar në krye të stolit, si zëvendësues i trajnerit katalan, transmeton lajmi.

Mauricio Pochettino thuhet të jetë në ‘pole-position’ për stolin e Manchester City.

Real Madrid dhe Manchester United thuhet të jenë të interesuar për shërbimet e trajnerit argjentinas, por City duket si plan më i mirë

Komento: