
Po vazhdojnë telashet për Barcelonën.
Jordi Alba është lojtari që i shtohet listës me emrat e lënduar, te skuadra e Barcelonës.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Getafe.
Në më pak se 20 minuta lojë, mbrojtësi spanjoll u detyrua të linte fushën e blertë, si pasojë e një problemi muskulor.
Lojtari u largua me lotët në sy, duke i lënë vendin e tij Junior Firpos.

Nga skuadra e Barcelonës nuk kanë dalur akoma ekzaminimet e para, dhe nuk dihet për sa gjatë do të mungojë Alba.
Kujtojmë se nga lëndimi vuajnë edhe emra si Ousmane Dembele e Luis Suarez.