
‘Transfermarkt’ zbulon gjithçka rreth Werner-Liverpool.
Detaje interesante janë zbuluar lidhur me thashethemet që transferojnë Timo Wernerin te Liverpool.
Tash e disa kohë, emri i yllit gjerman të futbollit, Werner, lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Anfield’.
Thuhet se Liverpool kanë si synim kryesor transferimin e sulmuesit gjerman, por duket se për të nuk kanë bërë akoma asnjë hap.
‘Transfermarkt’ zbulon se Liverpool nuk ka bërë asnjë ofertë për Werner, dhe se Leipzig nuk kanë kontaktuar me Jurgen Klopp ose dikë tjetër te Liverpool, transmeton lajmi.
Werner thuhet të jetë i lumtur te Leipzig, dhe nuk është i shqetësuar nga fjalët që e lidhin me Liverpool.
Mbetet të shihet gjatë verës, nëse ‘Reds’ do të bëjnë hapa konkret drejt yllit gjerman.