
Duket se Kovac së shpejti do të bëhet me skuadër të re.
Ish trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, pritet që së shpejti t’i kthehet punës së trajnerit.
Kovac është i papunë që nga koha kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Bayern, por tashmë një skuadër tjetër nga Bundesliga po interesohet për kroatin.
Michael Preetz i bordit të Hertha Berlin ka konfirmuar se skuadra ka interesim për Niko Kovac.
Skuadra gjermane është duke kërkuar për një trajner të ri, pas dorëheqjes së Jurgen Klinsmann, dhe ish trajneri i Bayern shihet si top kandidati.
Preetz pret që Kovac të ketë shumë oferta nga Evropa, dhe pret që skuadra e tij të mos e ketë të lehtë punën për nënshkrimin e kroatit.