
Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer të skenës sonë.
Prej kohës kur u bë pjesë e skenës ai fitoi simpati të madhe të audiencës, shkruan ORAinfo.
Labi, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpalos gjëra të ndryshme nga puna e tij, por shumë rrallë nga jeta e tij private.
E tani janë bërë 20 vjet që kur çifti janë bashkë.
Këtë e ka bërë të ditur vet labi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Më mirë me qesh, se me nejt me mrola💐🕊💐 Ju pêrshendesim unë dhe Hana, ku me te 20 vjet i bana💐”, e ka shkruar Labi duke ja bashkangjitur një foto se bashku me bashkëshorten e tij.
E stafi i ORAinfo i dëshiron jetë të gjatë dhe të lumtur se bashku. Urime…

