Real Madrid kërkon talentin e madh të Man Cityt

19:47 | 18 Shkurt 2020

Real Madrid po shpreh interesim të madh për talentin 19 vjeçar të Manchester Cityt, Phil Foden.

Mediet në Britani janë duke raportuar se ‘Los Blancos’ janë vënë pas Phil Foden, përcjell lajmi.

Foden konsiderohet një nga lojtarët më të talentuar në Angli, dhe këtë sezon Pep Guardiola i ka dhënë atij disa minuta më shumë, në të cilat 19 vjeçari ka dëshmuar se është e ardhmja e futbollit.

Paraqitjet e Foden janë pëlqyer shumë nga Real Madrid, që gjatë verës do t’i dërgojë ofertë Manchester Cityt.

Foden këtë sezon është paraqitur 23 herë në të gjitha garat për Manchester Cityn, duke shënuar tri gola.

Komento: