S’ka qetësi të Milan, i lëndohet transferi i ri

15:57 | 19 Shkurt 2020

Milani ka konfirumuar lëndimin e mbrojtësit të tyre qendror, Simon Kjaer.

Danezi ka pësuar një lëndim gjatë sfidës së mbrëmshme kundër Torinos, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 1:0.

Analizat e detajuara mjekësore e konfirmojnë se 31-vjeçari ka marrë një lëndim në muskulin e këmbes së majtë, me ç’rast ende nuk dihet se sa do të mungojë për skuadren italiane.

Milan gjithashtu raportoi se Hakan Calhanoglu, Mateo Musacchio dhe Lucas Biglia janë në dyshim për ndeshjen e ardhshme, pasiqë të tre po stërviten ndaras skuadrës.

Komento: