Juventus përballet me mungesa të mëdha, lëndohet ylli i madh në stërvitje

19:43 | 19 Shkurt 2020

Juventus mund të ishte pa Gonzalo Higuain për udhëtimin e kësaj fundjave në SPAL, pasi ai e kaloi stërvitjen sot me dhimbje në shpinë.

Pipita vuan nga një dhimbje në shpinë, një gjendje që ndizet herë pas here, dhe një deklaratë e stafit mjekësor të Juventusit konfirmoi se ai do të monitorohet çdo ditë, përcjell ORAinfo.

Miralem Pjanic është gjithashtu një dyshim i madh për lojën me SPAL pasi çaloi me një dëmtim muskulor në fitoren 2-0 ndaj Brescia.

Adrien Rabiot po stërvitet veçmas dhe portieri Carlo Pinsoglio ka simptoma të gripit.

Sami Khedira dhe Federico Bernardeschi u rikthyen në stërvitje këtë javë, por Douglas Costa dhe Merih Demiral janë akoma mungesa afatgjata, me Leonardo Bonuccin të pezulluar. /ORAinfo/

Komento: