A po largohet nga Barcelona, më në fund flet vet Messi

20:53 | 19 Shkurt 2020

Messi më në fund ka vendosur që ta thyej heshtjen.

Ylli argjentinas ka dhënë një intervistë ekskluzive për Mundo Deportivo, për të parën herë pas spekulimeve që e lidhnin me një largim nga Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pati një zënkë me drejtorin sportiv të Barcelonës, dhe kjo bëri që të flitet për largimin e tij, i cili duket se nuk do të ndodh.

I pyetur nëse ndihet mirë në qytetin e Barcelonës, Messi është përgjigjur: “E vërteta është po. Shumë mirë. Unë e dua Barcelonën, edhe pse me mungon Rosario”.

“Kjo është shtëpia ime, kam jetuar këtu më gjatë sesa në Argjentinë. E dua Barcelonën, vendin ku jetoj”.

Intervista e plotë e Messit do të publikohet ditën e enjte.

Komento: