Moti për ditën e nesërme, iu presin temperatura befasuese

19:38 | 20 Shkurt 2020

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë gjatë ditës së nesërme.

Të premten në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, parashikon instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi maksimale deri 11m/s.

Komento: